Telegrafi

Ronaldo tregon çfarë i tha Balet pas ndeshjes (Video)

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar çfarë i ka thënë bashkëlojtarit te Real Madridi, Gareth Balet, pasi Portugalia mposhtu Uellsin në Euro 2016 për të shkuar në finale të Kampionatit Europian.

Dy lojtarët më të shtrenjtë në botë u takuan në Lyon, me Ronaldon që shënoi një gol në fitoren 2 me 0.

Ronaldo pas takimit menjëherë kishte ngushëlluar bashkëlojtarin e Realit, duke zgjuar interesim të medieve se çfarë i kishte thënë pas takimit.

Tani pas ndeshjes Ronaldo ka treguar çfarë kishte biseduar me Uellsianin.

“I urova për rrugën e tyre”, ka thënë Ronaldo. “Ata kishin ecuri të mrekullueshme. Po shkëlqenin këtu, janë zbulimi i kampionatit. I urova fat dhe për pjesën tjetër nuk dua të flas”.

Portugalia në finalen e Euro 2016 do të përballet me fituesin e duelit të sotëm mes Francës dhe Gjermanisë.

https://www.youtube.com/watch?v=Z_u0s1TizvM