Telegrafi

Ronaldo: Topi i Artë? Tashmë e kam fituar një herë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit, pas një sezoni të shkëlqyeshëm me klubin katalanas. Dy yjet e futbollit këtë sezon janë rivalë edhe në kampionatin spanjoll, dhe pritet të luftojnë në të ardhmen për të njëjtin çmim.

“Topi i Artë? Kam pasur privilegjin tashmë ta fitoj atë njëherë, shpresoj se do ta fitoj edhe shumë herë, por për momentin jam i qetë. Unë tash vetëm i kryej detyrat e mia dhe dua të vazhdoj me paraqitje të mira”, ka thënë Ronaldo.

“A më pëlqen loja e Barcelonës? PO, është një ekip shumë i mirë me lojtarë që kanë kualitete të shkëlqyeshme. Ata janë përbërje e mirë, por ne do të luftojmë me ta deri në fund të sezonit dhe do të shohim kush do të fitojë”, ka shtuar portugezi.