Telegrafi

Ronaldo me tjetër rekord për golat e shënuara nga penaltia

Ylli i Portugalisë ka tejkaluar Lionel Messin duke thyer rekordin për penaltitë e shënuara.

Cristiano Ronaldo shënoi penaltinë e 12-të në karrierë në Ligën e Kampionëve ndaj APOEL Nicosias.

11 penalti ka shënuar Messi në Ligën e Kampionëve, por tash rekordin e mban CR7.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

Ronaldo ka shënuar 11 penalti nga 13 të ekzekutuara në Ligën e Kampionëve që prej se arriti te Real Madridi.

Penaltia ndaj APOEL-it ishte e gjashtë e realizuar rresht për Ronaldon në garën më prestigjioze të futbollit evropian. /Telegrafi/