Telegrafi

Ronaldo thyen rekordin evropian të Ferenc Puskasit

Ronaldo tregon muskujt pasi shënoi ndaj Marokut. Foto: Getty Images

Cristiano Ronaldo i dha Portugalisë epërsinë e hershme kundër kombëtares së Marokut.

Ylli i Real Madridit, 33 vjeçari shënoi golin e katërt të turneut dhe 85 për Portugalinë, duke thyer rekordin e 62-vjeçarit të Ferenc Puskasit.

Ish-ylli i Manchester Unitedit e nisi këtë botërorin me 81 gola, por tregolëshi kundër Spanjës dhe një kundër marokienëve, arriti që të bëjë për vete rekordin.

Ikona hungareze ka arritur të shënon 84 gola për kombëtaren në vetëm 89 ndeshje.

Ronaldo tashmë është i dyti në listën globale – pas Iranianit, Ali Daei, i cili ka shënuar 109 gola në vetëm 149 ndeshje mes viteve 1993 dhe 2006.

Ferenc Puskas

Legjenda e Brazilit, Pele është në pozitën e shtatë të renditjes me 77 gola për kombëtaren.

Rivalizuesi i përhershëm i portugezit, Lionel Messi është në pozitën e 18-të me 64 gola për Argjentinën. /Telegrafi/