Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thyer heshtjen.
Ronaldo u largua nga loja në duelin ndaj Deportivo La Corunas të zhvilluar në Riazor.
Largimi i tij nga loja u tha se ndodhi për shkak të një dëmtimi të tij të rëndë, një pohim ky i konfirmuar nga Zidane i cili tha se lojtari ka pësuar një goditje.
Megjithatë, Marca citon portugezin duke e mohuar një lëndim.
Sipas Marcas, në pyetjen e gazetarit bërë ndaj Ronaldos se si ndihet ai, portugezi u përgjigj me ironi, duke bërë të ditur se nuk u largua për shkak të lëndimit, shkruan Telegrafi.
“Si ndihem unë? A nuk e ke parë lojën?”, u shpreh Ronaldo ndaj gazetarit duke ia bërë të ditur se ai nuk u largua për shkak të një lëndimi.
Mediat spanjolle vazhdimisht kanë spekuluar për gatishmërinë e portugezit për finalen e madhe ndaj Atleticos, por duket se ai do të jetë gati për këtë duel. /Telegrafi/