Telegrafi

Ronaldo thuhet se nuk ka ‘absolutisht asnjë shans’ të luajë titullar në çerekfinale kundër Marokut

Stuart Pearce ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk ka “absolutisht asnjë shans” për të luajtur me Portugalinë në ndeshjen e ardhshme çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” ndaj Marokun.

Ronaldo u hoq nga formacioni fillestar kundër Zvicrës të martën në mbrëmje në një lëvizje të diskutueshme nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.

Santos bëri një veprim të guximshëm duke nisur me Goncalo Ramos si zëvendësues i Ronaldos dhe vendimi u shpërblye pasi lojtari i Benficas shënoi një het-trik mahnitës.

37-vjeçari erdhi nga bankina në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Joao Felix, teksa Portugalia mposhti Zvicrën 6-1 në ndeshjen e 1/8-tës në stadiumin Lusail.

Ish-menaxheri i Anglisë U-21, Pearce beson se do të ishte “marrëzi absolute” për Santos të mos luante me Ramos pas het-trikut të tij të bujshëm.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, 60-vjeçari sugjeroi që Ronaldo mund të gjendet sërish në stol për ndeshjen çerekfinale të Portugalisë më 10 dhjetor.

“Santos nuk ka absolutisht asnjë shans për të rikthyer Ronaldon. Ramos sapo ka shënuar një het-trik, do të ishte marrëzi absolute të mos luajë me të”, ka thënë fillimisht Pearce për talkSPORT.

“E vetmja fazë më e madhe është raundi tjetër për të. Unë mendoj se ai është një titullar i sigurt. Ju nuk mund ta lini atë jashtë pas kësaj. Ata duken një skuadër më të mirë”, përfundoi anglezi.

Trajneri i Portugalisë, Santos, nuk zbuloi nëse Ronaldo do të startonte kundër Marokut pas shkatërrimit 6-1 të Zvicrës nga skuadra e tij në fazën e kaluar.

“Ronaldo patjetër do të përfshihet, të gjithë lojtarët në bankinë mund të përdoren, nëse nuk janë në formacionin fillestar, ata mund të luajnë më vonë”, u përgjigj Santos. /Telegrafi/