Fenomeni brazilian, Ronaldo, i ka siguruar fansat e tij se është në gjendje të mirë shëndetësore pas shqetësimit nga pneumonia në fundjavë.
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës ishte dërguar me urgjencë në spital të premten, teksa ishte duke pushuar në Ibiza.
Më pas, 41-vjeçari është dërguar në kujdesin intensiv në një klinikë private.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ai pritet të lëshohet në shtëpi. Këtë e ka konfirmuar vet braziliani përmes një postimi në Twitter.
Amigos, tuve un cuadro de fuerte gripe en Ibiza y tuve que ser internado el viernes pero ya está todo en orden. Mañana recibo el alta y vuelvo a casa. ¡Gracias a todos/as por vuestro cariño y vuestros mensajes!
— Ronaldo Nazário (@Ronaldo) August 12, 2018
“Miq, kam pasur një formë të rëndë të ftohjes në Ibiza dhe mu desh të shtrihesha në spital të premten, mirëpo tash gjithçka është në rregull”.
“Nesër (e martë) do të lëshohem dhe do të kthehem në shtëpi. Faleminderit për dashurinë dhe mesazhet!”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.
Është raportuar se Ronaldo vuante nga pneumonia, mirëpo duket të ketë qenë vetëm një ftohje.
Pneumonia është një infeksion në njërën ose të dy mushkëritë. Mund të shkaktohet nga bakteret, viruset apo kërpudhat. Pneumonia bakterore është forma më e shpeshtë te të rriturit. Pneumonia shkakton inflamacion (ndezje) në qeskat e ajrit në mushkëri që quhen alveola. Në këtë rast, alveolat mbushen me fluide ose qelb duke e vështirësuar kështu frymëmarrjen.
/Telegrafi/