Site icon Telegrafi

Ronaldo theu telefonin e një tifozi nga penalltia e huqur që eliminoi Al Nassrin nga kupa

Penalltia e huqur nga Cristiano Ronaldo bëri më shumë sesa eliminimin e Al Nassr nga gara më e madhe e kupës së Arabisë Saudite.

Goditja e portugezit në sekondat e fundit të ndeshjes gjithashtu arriti të thyejë telefonin e një tifozi të ri dhe ta rrëzojë atë nga ulësja ku qëndronte.

Ronaldo humbi një penallti në kohën shtesë që bëri që Al Nassr të eliminohej nga King Cup.

Kapiteni i skuadrës arabe pati mundësinë t’i jepte skuadrës së tij një shans që të shkonte në vazhdime mbrëmë, kur ai u dha për një penallti në minutën e 96-të, ndërsa rezultati ishte 1-0 për Al-Taawoun në 1/16 e garës.

Por në një moment jo karakteristik për Ronaldon, 39-vjeçari goditi topin mbi traversë dhe në turmën pas portës.

Gjuajta e fuqishme e portugezit u përplas drejtpërdrejt me të riun pas portës, e rrëzoi atë në tokë dhe pa telefonin e tij të fluturonte nga dora.

Vetë Ronaldo reagoi ndaj humbjes me një postim me shtatë fjalë në rrjetet sociale, duke marrë pozitivet nga një ditë e vështirë në zyrë.

Ai shkroi: “Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur”. /Telegrafi/

Exit mobile version