Site icon Telegrafi

Ronaldo tërhiqet, u kërkon falje bashkëlojtarëve në stërvitje

 

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka kërkuar falje pas kritikave drejt bashkëlojtarëve të tij.

Ronaldo ka sulmuar keq bashkëlojtarët e tij dhe kjo kaloi me shumë reagime negative ndaj yllit portugez, shkruan Telegrafi.

Tash ai ka reaguar duke kërkuar falje për këtë shpërthim të pamatur mediatik. Ishte stërvitja e të hënës ajo që ia dha mundësinë Ronaldos që kërkojë falje dhe që të justifikohet.

Ai sipas Goal i ka thënë bashkëlojtarëve të tij se është shprehur keq dhe se nuk ka dashur t’i përulë lojtarët e ekipit.

Mësohet po ashtu se bashkëlojtarët reaguan mirë dhe tentuan që të ulin ekzagjerimin mediatik të kësaj deklarate, teksa ky konsiderohet start i mirë për klubin mbretëror pas disfatës nga Atletico.

Reali takohet me Levanten në mesjavë dhe ky do të jetë testi i madh për Cristianon që të dëshmojë se ai ka përkrahjen e bashkëlojtarëve dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me ta. /Telegrafi/

Exit mobile version