Telegrafi

Ronaldo tejkalon Genton me 183 gola

CR7 me tregolëshin e tij ndaj Sevillas ka arritur kuotën e 183 golave në fanellën e Real Madridit, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve më të mirë të historisë klubit, duke tejkaluar kështu edhe legjendën Gento.

Deri më tani portugezi ka shënuar 36 gola në 35 paraqitje gjatë këtij edicioni.

Ronaldo arriti të shënojë edhe het-trikun e 20-të të tij për Real Madridin më shumë se çdo lojtarë tjetër përveç Di Stefanos i cili i ka 31. Ai e kaloi Ferenc Puskasin në këtë kategori./Telegrafi/