Eksperti i transferimeve të futbollit Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të ri mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos mes lidhjeve me Bayer Leverkusen të Xabi Alonso. Gazetari italian pohoi se nuk kishte një lëvizje të tillë, ndërsa përsëriti se 38-vjeçari është i lumtur te Al Nassr.
Spekulimet për transferimin e Cristiano Ronaldos në Bayer Leverkusen janë rritur në ditët e fundit. Thashethemet pretendonin se ikona portugeze ishte e prirur të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij në Real Madrid në klubin e Bundesligës.
Megjithatë, Fabrizio Romano ka shuar zëra të tilla. Menjëherë pasi Ronaldo shënoi golin e tij të 35-të të sezonit në Ligën Saudite Pro dhe u bë lojtari i parë në histori që u bë golashënuesi më i mirë në katër liga të ndryshme, gazetari italian e përshëndeti atë për arritjen dhe shfrytëzoi rastin për të trajtuar spekulimet.
“Urime Cristiano Ronaldos që bëri histori me 35 golat e tij në Arabinë Saudite – ai është lojtari i parë që u bë golashënuesi më i mirë në katër liga të ndryshme, pasi e ka bërë tashmë në La Liga, Serie A dhe Ligën Premier”, shkroi Romano në rrjetet spciale.
“Ne gjithashtu kemi pasur disa thashetheme interesante për Ronaldon dhe Bayer Leverkusen për shkak të marrëdhënies së tij të fortë me Xabi Alonson. Ata janë miq të mirë, por jo – Leverkusen nuk po punon për këtë marrëveshje, askush nuk po punon për nënshkrimin e Ronaldos sepse ai është shumë i lumtur në Al Nassr dhe nuk po planifikon të ndryshojë ambient”, shtoi ai.
Është ende e paqartë se çfarë do sjell e ardhmja për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi ka ende një kontratë me Al Nassr deri në verën e vitit 2025 dhe deri atëherë, ai do të jetë 40 vjeç. /Telegrafi/