Cristiano Ronaldo ka reaguar në lidhje me shkrimet se do të largohet prej Real Madridit.
Mediat spanjolle dhe ato portugeze kanë raportuar se sulmuesi nuk është i kënaqur me madrilenët në lidhje me akuzat për evazion fiskal.
Por, lojtari ka reaguar përmes llogarisë personale në Instagram teksa po vazhdojnë raportimet për largim, transmeton Telegrafi.
“Ndonjëherë përgjigja më e mirë është heshtja ”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Ndryshe, reprezentuesi portugez u akuzua për evazion fiskal, ku thuhet se nuk ka paguar tatim në pagë mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/