Po flitet shumë për lëndimin e Cristiano Ronalos në finalen e Euro 2016, por portugezi ka thënë se do të kthehet më i fortë se kurrë.
31-vjeçari pritet të mos jetë i gatshëm për ndeshjen me Sevillan deri me 9 gusht.
“Një përqafim të madh për të gjithë fansat dhe dua t’i siguroj se jam shumë mirë. Do të kthehem edhe më i fortë. Rroftë Portugalia”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ende është pushime me familjen e tij. /Telegrafi/