int(1) Ronaldo: Do të jap gjithçka gjithmonë nëse nuk na vërshëllejnë tifozët - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ronaldo: Do të jap gjithçka gjithmonë nëse nuk na vërshëllejnë tifozët

Real Madrid's Portuguese forward Cristiano Ronaldo celebrates after scoring during the UEFA Champions League semifinal first leg football match Real Madrid CF vs Club Atletico de Madrid at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, on May 2, 2017. / AFP PHOTO / GERARD JULIENGERARD JULIEN/AFP/Getty Images

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka ripërsëritur lutjen e tij për tifozët duke kërkuar që të mos vërshëllejnë atë dhe skuadrën.

Ronaldo u ka bërë thirrje tifozëve që të mos e vërshëllejnë atë pavarësisht performancës pas tri golave ndaj Bayernit në gjysmëfinale dhe të njëjtën lutje ai e ka bërë edhe pas hettrikut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Unë vetëm dua që ata të mos më vërshëllejnë. Unë gjithmonë do të jap gjithçka nga vetja ime. Kjo sfidë ende nuk është vendosur”.

“Ishte një ndeshje e kompletuar nga ekipi, ata ishin fenomenalë. Është mirë kjo përparësi, por nuk është asgjë definitive”.

“Ne duhet të punojmë të mërkurën e ardhshme sepse Atletico është ekip i mrekullueshëm. Ata nuk janë aksidentalisht në gjysmëfinale”.

“Goli im i 400-të? Ekipi duhet të përgëzohet, ata ishin të jashtëzakonshëm. Ishte synimi im që të shënoj, por ekipi luajti mirë nga fillimi deri në fund”.

“Golat erdhën natyrshëm sipas meje. Unë jam shumë i kënaqur sepse kam shënuar golin e 400-të për Real Madridin”, deklaroi Ronaldo pas takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version