Telegrafi

Ronaldo tashmë ndodhet në gjykatë, do i përgjigjet vetëm pyetjeve të avokatit të tij

Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në gjykatën e Pozuelo de Alarcon (Madrid), ku është duke u hetuar për mashtrimin e autoriteteve spanjolle rreth taksave.

Lojtari tashmë ndodhet në gjykatë, por është futur nga hyrja e gjykatësve duke mënjanuar kështu gazetarët e shumtë që ishin mbledhur para portës kryesore.

Sulmuesi pritet të dal me një deklaratë për media pasi të përfundojë seanca, ndërsa teksti do të jetë i shkuar nga Baker & Mckenzie, firma ligjore që është duke e mbrojtur portugezin.

Tashmë ka filluar të rregullohet vendi para gjykatës ku do të flet Ronaldo

Sipas AS në këtë seancë CR7 do t’i përgjigjet vetëm pyetjeve nga avokati i tij dhe jo ato të prokurorit apo organit shtetëror.

Nëse shpallet fajtor sulmuesi i Real Madridit rrezikon nga 21 muaj deri në shtatë vjet burg. /Telegrafi/