Telegrafi

Ronaldo tanimë shumë para Messit (Foto)

Real Madridi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 3-0 kundër Wolfsburgut.

Heroi i sfidës ka qenë padyshim, Cristiano Ronaldo që me tre gola ka eliminuar skuadrën gjermane.

Golat e CR7 jo vetëm që kanë kualifikuar Realin, por edhe i kanë dhuruar një rekord fantastik Ronaldos që tashmë lë pas Leo Messin.

Tripleta e djeshme ishte e pesta në Ligën e Kampioneve për sulmuesin portugez, i cili barazon rekordin e Messit.

Numri i golave në Ligën e Kampioneve ka shkuar në 93 gola për Ronaldon, që tashmë është 10 gola para Messit dhe ‘Pleshti’ vështirë se do t’ia prishë këtë rekord “uraganit” të Realit. /Telegrafi/