Telegrafi

Ronaldon do ta shohim me fanellën e Realit në Shkup

Cristiano Ronaldo do të luajë në ndeshjen e UEFA Super Cup kundër Manchester Unitedit.

Ai do të kthehet në muajin gusht dhe do të stërvitet për tetë ditë para ndeshjes, e cila do të zhvillohet në Shkup të Maqedonisë.

Kështu së paku shkruar gazeta spanjolle AS, e cila i referohet një burimi brenda klubit madrilen, transmeton Telegrafi.

Por, mediat kanë raportuar gjithashtu një takim mes portugezit dhe presidentit të Realit, Florentino Perez.

Theksojmë se CR7 thuhej se ishte hidhëruar me mbrojtjen që madrilenët i kishin bërë me rastin e akuzave të prokurorisë spanjolle për evazion fiskal në vlerë prej 14.5 milionë euro.

Kujtojmë se për shërbimet e 32-vjeçarit po interesohen shumë klube botërore mesin e tyre PSG dhe Manchester United. /Telegrafi/