Ylli i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, është në pritje të një rekordi të ri.
Sulmuesi portugez nëse shënon sot ndaj Polonisë, hyn në histori të Kampionateve Evropiane.
Kjo pasi bëhet golashënuesi më i mirë që njeh historia e Kampionateve Evropiane ndonjëherë.
Ronaldo deri me tani ka shënuar 8 gola në Euro dhe ka vetëm një më pak se sa Michael Platini, por këtë rekord mund ta barazojë ose ta thyej sonte ndaj Polonisë.
Në vendin e tretë renditet legjenda angleze, Alan Shearer me 7 gola të shënuara. /Telegrafi/