Site icon Telegrafi

Ronaldo synon rekordin e të famshmit Puskas

Një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohës sonë Cristiano Ronaldo, në fanellën e përfaqësueses së Portugalisë ka shënuar 70 gola duke u radhitur si golashënuesi i katërt më i mirë i Evropës.

Por nuk është i paarritshëm edhe rekordi i golashënuesit të famshëm hungarez Ferenc Puskas i cili për përfaqësuesen e tij ka shënuar 84 gola.

Përfaqësuesja e Portugalisë mbrëmë në ndeshjen kualifikuese të grupit B për Kupën e Botës në Rusi, me rezultatin 3:0 mundi Hungarinë, kurse Ronaldo ishte golashënues i dyfishtë.

Ronaldo kështu ka tejkaluar gjermanin Gerd Muller i cili për përfaqësuesen e tij ka shënuar 68 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version