Telegrafi

Ronaldo suspendohet për dy ndeshje

Portugezi shënoi dy golat e fitores në atë ndeshje dhe pastaj u përjashtua me karton të kuq, ndërsa tani Marca transmeton se ai do t’i mungojë Realit në dy ndeshjet e radhës kampionale.

Ndërkohë, mësohet se Mbretërit do të apelojnë ndaj këtij vendimi dhe do të kërkojnë që të reduktohet në një ndeshje moslojë. /Telegrafi/