Telegrafi

Ronaldo super efikas, me 12 goditje shënoi 8 gola ndaj Atleticos dhe Bayernit

Cristiano Ronaldo është pa dyshim protagonisti i momentit në skenën e futbollit evropian.

Sa vendimtar ishte ky njeri në tri ndeshjet e fundit, dy ndaj Bayernit dhe një ndaj Atleticos nuk ka nevojë që të përsëritet.

Në këto tri ndeshje vlen të përmendet se ai realizoi dy hettriqe, shënoi dy herë nga tri gola dhe në total realizoi tetë gola.

Efikasiteti i portugezit është i pakrahasueshëm, pasi ai këto gola i ka realizuar me vetëm 12 goditje.

Po flasim për një saktësi prej afro 70 për qind të portugezit para portës, një përqindje e çmendur e saktësisë.

A do t’ia dalë të ketë efikasitetin e njëjtë Ronaldo edhe në ndeshjen që zhvillohet sonte në Vicente Calderon? Mbetet të shihet… /Telegrafi/