Telegrafi

Ronaldo sulmohet nga tifozët

Sipas La Gazzeta dello Sport, tifozët e hidhëruar protestuan kundër Ronaldos pas ndeshjes duke e fajësuar atë për lëshimin e një numri rastesh ideale. Kur brohoritjet kundër tij kaluan kufijtë në stadium, Ronaldo nuk duroi më dhe drejtoi gishtin e mesëm kah tifozët.

Po këta tifozë edhe më të hidhëruar me këtë veprim, tentuan që t’i afrohen autobusit të skuadrës në parkun e stadiumit. Sidoqoftë, policia braziliane reagoi shpejtë dhe gjithçka u spastrua me kohë.

Ronaldo dhe skuadra e tij Corinthians po vuajnë këtë sezon në Kampionatin brazilian duke qenë se janë nëntë pikë prapa liderëve të Santos pas 16 ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/