Ronaldo ka lavdëruar trajnerin e ri të Interit, Luciano Spalletti dhe ka folur për situatën që po kalon Gabigol në Serie A.
Ish sulmuesi i madh i Interit ka shënuar 59 gola në 99 ndeshje ka dhe një intervistë për Gazzetta dello Sport.
“Do të doja të flisja vetëm për dashur, por nuk jam i sigurt”.
“Ajo që mund të them është se Interi me Spallettin jo vetëm që ka marrë një strateg të futbollit, por edhe një menaxher shumë të mirë për grupin”.
“Gabigol? Nuk e di tregimin e tij te Interi mirë, por nuk është e lehtë të adaptohesh në futbollin italian”.
“Gjëja më e rëndësishme është që të vendos se në cilën pozitë dëshiron të luajë”.
Ronaldo në fund foli edhe për një rikthim të mundshëm te Interi, pasi ai ka kohë që njihet me pronarët e Suning Group. /Telegrafi/