Cristiano Ronaldo ka kritikuar bashkëlojtarët pas humbjes 1:0 nga Atletico Madrid.
Sulmuesi i Real Madridit ka vënë në pikëpyetje kualitetin e shokëve të ekipit pas humbjes në derbin lokal të La Ligës.
Këtë qasje të reprezentuesit portugez e ka kritikuar ish lojtari i Barcelonës, Eric Abidal, i cili ka pohuar se Ronaldo duhet të mësohet që mos ta thotë mendimin publikisht, pasi në këtë formë krijon pakënaqësi në mesin e ekipit, transmeton Telegrafi.
“Nganjëherë s’duhet ta thuash atë që e mendon në një konferencë për media”, ka thënë Abidal, i cili e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me katalonasit.
Pas deklaratës që mori shumë kritika, Ronaldo ka tërhequr fjalët duke thënë se është keqkuptuar nga ana e medieve. /Telegrafi/