Cristiano Ronaldo arriti të rikthehet nga lëndimi për të ndihmuar Real Madrdin të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.
Portugezi nuk ishte ende 100 për qind gati dhe kjo ndikoi që ai mos të futet në listën e golashënuesve.
CR7 gjatë pjesës së dytë në një moment kur loja ishte ndalur për shkak të pozicionit jashtë loje të tij, u shkëput në ajër dhe ndali topin me dy duar dhe e futi në portë.
E gjitha kjo ishte në formë shakaje, por lojtarët e Manchester Cityt kërkonin ndëshkimin e tij, me pretekstin se ka vonuar lojën.
Gjithsesi kështu nuk mendoi gjyqtari kryesor dhe portugezi shpëtoi nga dështimi. /Telegrafi/