Telegrafi

Ronaldo shpreson në qëndrimin e Jamesit, por kolumbiani kërkon të largohet

Cristiano Ronaldo ka folur rreth çështjes James Rodriguez te Real Madridi.

Mesfushori kolumbian nuk po luan shumë nën urdhrat e Zinedine Zidanes dhe po kërkon të largohet në fund të sezonin nga “Mbretërit”.

Megjithatë, ylli i skuadrës, Ronaldo shpreson që bashkëlojtari i tij të qëndroj, por sipas tij ai ka arsyet e tij personale dhe duhet t’i respektojnë ato.

“James ka arsyet e veta të largohet dhe ne duhet ta respektojmë atë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për La Sexta para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Cardiff.

“Nëse ai nuk ndihet i lumtur dhe kërkon më shumë, atëherë duhet ta bëjë atë që është më e mira për të”, përcjell Telegrafi.

“Nëse ai kërkon mendimin tim, unë do t’i thosha atij të qëndrojë”.

“Natyrisht ai ka ankesat e tij dhe gjëja më e mirë do të ishte që ai të luaj më shumë, por këto janë gjëra shumë personale”.

“Ai ka potencialin për të luajtur për Real Madridin, por ka arsyet e tij dhe ne duhet t’i respektojmë ato”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/