Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo thuhet se ka shpenzuar 8.5 milionë funte apo 10 milionë euro për të blerë një makinë Bugatti Centodieci të edicionit të limituar, duke shtuar numrin mbresëlënës të super-makinave.
Sulmuesi portugez ka shpenzuar 8.5 milionë funte për një makinë Bugatti Centodieci të limituar.
36-vjeçari besohet të jetë një tifoz i madh i makinave luksoze dhe krenohet me një koleksion të shkëlqyer që mban në garazhin e tij.
Sipas faqes The Supercar Blog përmes gazetës gjermane Bild, Ronaldo ka porositur Bugattin mahnitës duke paguar plot 10 milionë euro për të.
Vetëm 10 versione të këtij automjetit janë prodhuar, duke e bërë atë një nga motorët më ekskluzivë në botë – me secilën pjesë të ndërtuar në fabrikën e Bugattit Molsheim në Francë.
Bugatti i ri i Ronaldos ka një motor W16 me tetë litra, me modele speciale që kanë një fuqi të jashtëzakonshme prej 1600 kuaj fuqi.
Fuqia e makinës e lejon atë të bëjë 0-100 metra për vetëm 2.4 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale mahnitëse prej 236 mile apo 380 km/h.
“Frymëzuar nga modeli historik, Centodieci shtyn të gjitha kufijtë e imagjinatës me performancën e tij që të lë pa frymë dhe modelin pionier”, thuhet në përshkrimin zyrtar të motorit nga Buggatti. /Telegrafi/