Site icon Telegrafi

Ronaldo shokohet me komentin e Owenit për peshën e tij, në mbrojtje i del edhe Carlos (Foto)

Legjenda e Brazilit nuk e ka marr me humor postimin e ish-shokut të skuadrës. Micheal Owen.

Ish-shumuesi i njohur ka thënë se është i shokuar me fjalët e Owen.

Owen shkroi në Twitter, për ribashkimin me ish-yjet e Los Blancos ku Cristiano Ronaldo e prezantoi Topin e Artë para fansave madrilen.

Ish-sulmuesi i Liverpool kishte shkruar: “Unë mendova se kam shtuar disa kile deri sa e pashë bashkëlojtarin tim të vjetër Ronnie!”.

Megjithatë, braziliani që ka dal tri herë fitues i ‘FIFA lojtari më i mirë’ nuk e ka marr me humor këtë postim.

“Unë jam i tronditur se sa shumë rëndësi fiton pesha ime në botën që ne jetojmë. Unë nuk e di pse kjo është kaq e rëndësishme, të jem i sinqertë”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo ka zbuluar se nuk flet me Owenin shkaku i shakës së tij.

Në krahë i ka dalë edhe bashkëkombasi i tij Roberto Carlos.

“Mua nuk më pëlqen kjo lloj shakaje. Ronaldo është një mik shumë i mirë i imi dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ronaldos nuk duhet t’ia shohim trupin, por zemrën e tij, pasi ai ka një zemër shumë të madhe”, ka thënë Carlos. /Telegrafi/

Exit mobile version