Cristiano ka vendosur që të largohet nga Spanja dhe Real Madridi për të mos u kthyer më aty.
Kjo nuk ka të bëjë edhe aq për qëndrime sportive. Lojtari portugez është duke u ndjekur për mospagim taksa në Spanjë.
Ai gjendet në Rusi ku është duke stërvitur me skuadrën e tij për Kupën e Konfederatave.
“Po largohem nga Madridi, është vendimtare. Nuk ka kthim prapa”, mësohet tu ketë thënë bashkëlojtarëve në Rusi.
Ishte gazeta A Bola që e zbuloi e para lajmin që Cristiano do të largohet nga Spanja.
Ronaldo kishte zbritur në Santiago Bernabeu në vitin 2009, ku fitoi dy tituj dhe tri Liga te Kampionëve. /Telegrafi/