Telegrafi

Ronaldo ‘shkrihet’ në të qeshura, kur tregon se çfarë i ka bërë Pepes

Janë shfaqur pamjet që tregojnë reagimin gazmor të Cristiano Ronaldos ndaj vizatimit të bashkëlojtarit të Portugalisë, Pepe.

Mbrëmjen e së hënës, kombëtarja portugeze ka postuar një video në rrjetet sociale, ku lojtarët e tyre kanë për detyrë të vizatojnë njëri-tjetrin.

Joao Felix u bë me vështirësi nga Ruben Dias, ndërsa mbrojtësi i Manchester United, Diego Dalot tregoi se ai nuk është më i miri në këtë aspekt.

Megjithatë, momenti më qesharak erdhi kur Ronaldo e mori përsipër të vizatonte qendërmbrojtësin Pepe. 37-vjeçari po qeshte në mënyrë të pakontrolluar kur i tregonte Pepes vizatimin.

Më pas Pepe e bëri përpjekjen e tij për të vizatuar fytyrën e Ronaldos, ndërsa mbrojtësi qëllimisht vizatoi një mollë të ekzagjeruar mbi Ronaldon.

Portugalia do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës kundër Ganës të enjten, përpara se të përballet me Uruguain dhe Korenë e Jugut. /Telegrafi/