Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë me Portugalinë edhe pse është në moshën 35 vjeçare.
Portugezi shënoi ndaj Suedisë një super gol nga goditje e dënimit rreth 30 metra.
Ishte koha e shtesë e pjesës së parë kur Ronaldo kaloi në epërsi Portugalinë.
CRISTIANO RONALDO’S BEAUTIFUL FREE KICK TO SCORE 100TH PORTUGAL GOAL!!!pic.twitter.com/VaKB55qfIR
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) September 8, 2020
Ky ishte goli i tij i 100-ti me kombëtare, duke arritur edhe një tjetër ëndërr të tij.
Ronaldo e ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë dhe është shënuesi më i mirë në histori i kësaj kombëtareje. /Telegrafi/