Juventusi ka gjetur edhe golin e tretë në ndeshje ndaj Napolit, e vlefshme për derbin e javës në Serie A.
Është ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar për epërsinë 3-0.
Ky gol i sulmuesit portugez ishte i parë këtë sezon në kampionatin italian.
Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes.
Douglas Costa ishte asistues i këtij goli. /Telegrafi/