Site icon Telegrafi

Ronaldo i shënon dy gola për Al Nassr në finalen e Kupës së Klubeve Arabe

Cristiano Ronaldo e ka dërguar në vazhdime finalen mes Al Nassr dhe Al Hilal në kuadër të Kupës së Klubeve Arabe.

Al Hilal shënoi së pari me anë të Michael në minuan e 51-të, kur Malcom dha një asistim perfekt.

Më pas, Al Nassr mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Al Mari u përjashtu me karton të kuq në minutën e 71-të.

Tre minuta më vonë, Ronaldo i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim nga Al Ghannam.

Por, Al Nassr nuk u gëzua edhe shumë, shkaku që në minutën e 78-të, Al-Boshail u ndëshkua me karton tëe kuq, duke e lënë skuadrën e tij me nëntë lojtarë.

Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, dhe Ronaldo sërish tundi rrjetën, për rezultatin 2-1 në minutën e 98-të.

Al Nassr sërish kishte të ndëshkuar me karton të kuq, por tani ishte në pjesën menaxhues, me trajnerin Luis Castro që përjashtua shkaku i protestave. /Telegrafi/

 

https://twitter.com/vartatico/status/1690411823864909825

Exit mobile version