Telegrafi

Ronaldo shënoi nga penalltia, por Roma rikthen epërsinë menjëherë

Juventusi arriti t’i barazonte shifrat 1-1 në përballjen ndaj Romës që po e zhvillon në Olimpico, mirërpo Giallorossët e rikthyen menjëherë epërsinë në 2-1.

Cristiano Ronaldo fitoi një penallti në minutën e 42-të, pasi me dorë brena zonës luajti Manuele Pellegrini.

Ylli portugez e mori përgjegjësinë që të ekzekutonte 11 metërshin dhe u tregua i saktë një minutë më vonë.

Por, Roma doli në një kundërsulm të menjëhershëm dhe e riktheu epërsinë në 2-1 me anë të Veretout (45+1′), që shënoi edhe golin e parë.

Me rezultatin 2-1, përfundoi edhe pjesa e parë në Olimpico. /Telegrafi/