Site icon Telegrafi

Ronaldo shënoi golin e 700 në karrierë në ndeshjen Ukrainë – Portugali

Cristiano Ronaldo ka shënuar mbrëmë golin e 700-të në karrierë në ndeshjen që Portugalia e humbi 2-1 ndaj Ukrainës në kualifikimet e Euro 2020.

Portugezët kanë mbetur pesë pikë mbrapa ukrainaseve që janë lider të Grupit B, duke rrezikuar shanset për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ukraina ishte duke udhëhequr 2-0 ndaj Portugalisë, derisa ylli i Juvenusit nuk dështoi të shënonte nga penalltia për të shënuar kështu golin e 700-të në karrierë.

Me këtë rast, kjo ishte gola e 95-të deri më tani e pesë herë fituesit të Topit të Artë në kombëtaren e Francës.

Golat e tjera për skuadra që i ka shënuar Ronaldo janë këto: Pesë për Sporting Lisbonës, 118 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 32 deri më tani për Juventusin dhe 95 për Portugalinë. /Telegrafi/

Exit mobile version