Telegrafi

Ronaldo shënjestron rekordin e Raul

Me het-trikun ndaj Sevillas, portugezi kaloi rekordin e Paco Gentos me 182 gola dhe është bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë i Los Blancos.

Mirëpo, 28-vjeçari ia ka caktuar vetes një detyrë të vështirë për të tejkaluar shifrën prej 323 golash të Raulit me fanellën e Realit.

“Gjithmonë kam thënë se rekordet janë për t’u thyer, nuk them vetëm për veten, por edhe për gjeneratën e ardhshme të lojtarëve”.

“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e historisë dhe jam i ngazëllyer që kam regjistruar këto shifra. Do të më pëlqente të vazhdoja siç kam bërë deri më tash dhe një ditë, të jem i pari”, citon AS fjalët e Ronaldos.

Këtë sezon, CR7 është përfshirë në listën e top-dhjetë golashënuesve më të mirë të Real Madridit, ndërsa deri më tani ka kaluar Amancion (155), Emilio Butraguenon (171) dhe Pirrin (172). /Telegrafi/