Cristiano Ronaldo hodhi fanellën pas fitores 3-1 të Juventusit kundër Genoas të dielën dhe atë e mori djaloshi që i mbledhë topat.
Duket se 36-vjeçari kishte vepruar nga inati pasi nuk arriti të gjente rrjetën në përballjen që u zhvillua në Serie A.
Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Weston McKennie ishin të gjithë në listën e realizatorëve, pasi kampionët italianë morën tre pikët, por Ronaldo rrëmbeu vëmendjen e mediave me reagimin e tij pas vërshëllimës së fundit nga gjyqtari.
Ylli i Portugalisë e hodhi fanellën e tij përpara se të ecte nëpër tunel për në dhomën e zhveshjes dhe ajo u mor nga një djalosh që mbledhë topat.
Është raportuar se sulmuesi po shfrynte zhgënjimin e tij, por që nga ajo kohë është shpjeguar se ai po i dhuronte bluzën e tij si një dhuratë djaloshit.
Vetëm disa javë më parë, Ronaldo pushtoi ballinat e mediave, kur ai hodhi shiritin e kapitenit të tij në tokë dhe eci nëpër tunel pasi pa një gol të ndaluar gjatë barazimit të Portugalisë në kualifikimet e Kupës së Botës.
I pyetur për zemërimin e dukshëm të sulmuesit, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo erdhi në mbrojtje të tij.
“Është normale që ai donte të shënonte një gol, veçanërisht duke parë që ndeshja kishte dalë në një mënyrë të caktuar”, ka thënë ai për Sky Sport.
“Është pjesë e qëndrimit të kampionëve që duan gjithmonë të lënë gjurmët e tyre”.
Pavarësisht se nuk ishte në listën e golashënuesve, Ronaldo pati një paraqitje të fortë për Biankonerët. /Telegrafi/