Telegrafi

Ronaldo rrezikon gjashtë vjet burg nëse shpallet fajtor

Portugezi Cristiano Ronaldo mund do të përballet me një dënim të tmerrshëm, nëse shpallet fajtor për evazion fiskal.

I akuzuar për mashtrim tatimor, Ronaldo rrezikon të burgoset me gjashtë vjet nëse akuzat që rëndojnë mbi të shpallen të vërteta.

Sekretari i përgjithshëm i Autoritetit Tatimor në Spanjë, Jose Maria Mollinedo, ka folur në lidhje me çështjen.

“Dyshohet që Ronaldo ka mashturar me më shumë se 150 milionë euro. Ky është një krim i madh fiskal. Për këtë veprim ai mund të dënohet me minimum gjashtë vjet burg”, deklaroi Mollinedo.

Ai ka thënë që ekziston edhe një mënyrë tjetër që ky dënim të reduktohet, por assesi të hiqet. Ndryshe, gazeta “El Mundo” raportoi gjatë ditëve të kaluar që Ronaldo ka dërguar minimalisht 126 milionë funte në Ishujt e Virgjër Britanikë që nga viti 2009, për t’iu ikur taksave.