Telegrafi

Ronaldo: Rooney mund të jetë më i miri në botë

“Pa dyshim, ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë. Ka shumë lojtarë të cilët të ngazëllejnë duke i shikuar, por sa të tillë e bëjnë atë si ai?”, ka thënë Ronaldo.

“Ne kishim një raport të shkëlqyeshëm dhe ai është një lloj lojtari me të cilin dëshironi të luani. Në stërvitje, ai mund ta godasë topin nga afro 30 metra dhe t’i afrohet kokës tuaj për 2 centimetra”.

“Mund të mos tingëllojë gjë e madhe, por kjo është saktësia e tij gjithë kohën. Ai do të jetë një prej më të mirëve në botë për shumë vite. Talenti i tij natyral e ndihmon, por këtë e bën edhe vendosmëria a tij”, ka shtuar portugezi.