Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo kthehet në aksion kundër Parmas, por Merih Demiral do të humbasë ndeshjen për shkak të një lëndimi jo serioz në muskuj.
Andrea Pirlo ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e kësaj mbrëmje në Serie A kundër Ducali.
Ronaldo humbi ndeshjen e së dielës kundër Atalantas për shkak të një lëndimi në muskulin të këmbës së djathtë, por siç pritej nga trajneri i Juventusit në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes dje, CR7 kthehet në aksion sot (e mërkure).
Ylli portugez pritet të fillojë së bashku me Paulo Dybalan në sulm. Federico Bernardeschi u shërua dje nga COVID-19 dhe gjithashtu kthehet në aksion.
Federico Chiesa është duke u rikuperuar nga një zgjatje e muskujve të kofshës së majtë që e pësoi të dielën kundër Atalantas. /Telegrafi/
📋 Our 21-man squad for #JuveParma. #FinoAllaFine ⚪️⚫️ #ForzaJuve pic.twitter.com/zzvWGRrgmk
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 21, 2021