Telegrafi

Ronaldo rikthehet te goli pas disa ndeshjeve në La Liga (Video)

Real Madridi ka gjetur edhe golin e pestë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Deportivo La Coruna.

Është sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar nga afërsia për 5-1.

Ky gol i portugezit erdhi pas një kohë të gjatë pa shënuar gol në La Liga.

Goli i Ronaldos u shënua në minutën e 79-të të ndeshjes pas asistimit të Casemiros.

Ndryshe, ky ishte vetëm goli i pestë i portugezit këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/