Telegrafi

Ronaldo rikthehet me dy gola

I rikthyer nga suspendimi prej dy ndeshjeve, Ronaldo ishet protagonist në të gjitha inciativat e mysafirëve. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, edhe pse Jeronime Momes dhe Ronaldo që të dy prekën shtyllën.

Alvaro Arbeloa theu rezultatin duke shënuar golin e parë për mbretërit pas 64 minutash lojë, para se Ronaldo të vulosë fitoren me dy gola brenda dy minutash (69′ dhe 71′), në të dyja rastet me Kakan si asistues.

Me tre pikët e reja, Real Madridi i afrohet në dy pikë Barcelonës, që të dielën udhëton te Atletico Madrid.

Në ndeshjen tjetër në La Liga, Valecia ka barazuar me rezultat 1-1 në fushë të Sporting Gijon./Telegrafi/