Telegrafi

Ronaldo i rekordeve, futet në histori të Ligës së Kampionëve: Top pesë golashënuesit më të mirë

Cristiano Ronaldo dhe Neymar në fund të pjesës së parë (Getty Images)

Real Madridi e përfundoi pjesën e parë ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 1-1.

Pas golit të Adrien Rabiot në minutën e 33-të, ishte Cristiano Ronaldo që barazoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë.

Me këtë rast portugezi bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar +100 gola për një klub.

Top pesë golashënuesit në LK, 116 Ronaldo se shënoi dy herë ndaj PSG-së

Për Los Blancos këtë numër të golave e ka shënuar vetëm në 95 ndeshje.

Por, me golin ndaj PSG-së ai bëhet edhe lojtari i parë që shënon në shtatë ndeshjet e para garën elitare për klube.

Lexo po ashtu Reali barazon rezultatin ndaj PSG-së, shënon CR7 nga penalltia

Nuk mbaron këtu, Ronaldo gjithashtu arrit të bëhet edhe lojtari i parë që shënon dhjetë (11 në total) gola në sezonin 2017/18.

Vlen të theksohet se Cristiano ka shënuar edhe 15 gola tjetër në LK me Manchester Unitedin. /Telegrafi/