Real Madridi e përfundoi pjesën e parë ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 1-1.
Pas golit të Adrien Rabiot në minutën e 33-të, ishte Cristiano Ronaldo që barazoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë.
Me këtë rast portugezi bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar +100 gola për një klub.
Për Los Blancos këtë numër të golave e ka shënuar vetëm në 95 ndeshje.
Por, me golin ndaj PSG-së ai bëhet edhe lojtari i parë që shënon në shtatë ndeshjet e para garën elitare për klube.
Nuk mbaron këtu, Ronaldo gjithashtu arrit të bëhet edhe lojtari i parë që shënon dhjetë (11 në total) gola në sezonin 2017/18.
Vlen të theksohet se Cristiano ka shënuar edhe 15 gola tjetër në LK me Manchester Unitedin. /Telegrafi/
100 Champions League goals for Real Madrid ✅
10 Champions League goals this season ✅
👑 Cristiano Ronaldo 👑 https://t.co/uV6NvrTDFZ
— BenchWarmers (@BeWarmers) February 14, 2018