Kjo është hera e parë në karrierën e Cristiano Ronaldos që ai ka humbur dy finale radhazi të Kupës në nivelin e klubeve, pasi Juventus dështoi si në Superkupën e Italisë ashtu edhe në Kupën e Italisë.
Bianconerët u mposhtën 3-1 nga Lazio në dhjetor në kryeqytetin arab, Riad, me golin e Paulo Dybalas që u zhvlerësua nga golat e Luis Alberto, Senad Lulic dhe Danilo Cataldi.
Juve humbi pastaj finalen e Coppa Italia mbrëmjen e së mërkurës kundër Napolit, pasi u mposhtën 4-2 në penallti, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt.
Ronaldo nuk u përfshi në goditjet e penalltive, pasi ishte i zgjedhuri i pestë, por humbja e penalltive nga Dybala dhe Danilo ia pamundësuan atij goditjen.
Mediumi i statistikave Opta thekson se kjo është hera e parë në karrierën e Ronaldos me klube që ai ka humbur dy finale radhazi.
Cristiano Ronaldo has lost a second consecutive final for the first time in his career 😩 pic.twitter.com/vtcUqN5UBd
— GOAL (@goal) June 17, 2020
Kjo do të thotë gjithashtu që Gianluigi Buffon nuk përputhet me rekordin e Roberto Mancinin me gjashtë medalje të fituesve të Coppa Italia, duke mbetur në kuotën e pesë sosh.
Ronaldo ka shënuar 53 gola në 77 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, por për sa i përket trofeve, ka vetëm Scudetton e sezonit 2018-19 dhe Superkupën Italiane. /Telegrafi/