Portugalia ka kaluar në epërsi kundër kombëtares së Marokut.
Ishte Cristiano Ronaldo që i solli avantazhin e hershëm kombëtares portugeze.
CR7 realizoi gol me kokë në të pestën minutë pas një harkimi të Joao Moutinhos.
Theksojmë se ky ishte goli i katërt në këtë kampionat botëror për lojtarin e Real Madridit, ku paraprakisht tregolësh kishte realizuar kundër Spanjës.
Portugalia ka një pikë pas takimit të parë të grupit B ndërsa marokenët asnjë pikë.
Theksojmë se iberikët do të takohen lojën e ardhshme me Iranin ndërsa Marokun e pret Spanja. /Telegrafi/