Telegrafi

Ronaldo: Reali do ta fitojë La Ligan

“Barcelona luajti në një nivel më të lartë se ne, por ne ishim kryelartë, sepse kemi edhe shtatë ndeshje të mbetura”.

“Derisa kemi gjasa matematikore, jam i bindur se do ta fitojmë La Ligan. Ne duhet të besojmë se ajo është e mundshme. Unë jam profesionist dhe nuk dorëzohem lehtë”.

“Kurrë nuk është mirë të humbasësh, por duhet ta kemi të qartë se duhet të mësojmë nga kjo humbje. Shpeshherë ju humbisni, shpeshherë fitoni, por le të shohim çfarë do të ndodhë në fund”, deklaroi Ronaldo. /Telegrafi/