Manchester United shkarkoi të dielën në mëngjes trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Watfordit, e cila vinte si rrjedhë e disa rezultateve negative në kohët e fundit.
Norvegjezi humbi besimin dhe mbështetjen e disa lojtarëve të “Djajve të Kuq” në dhomat e zhveshjes, por kishte edhe mbështetës, e një ndër këta të fundit ishte Cristiano Ronaldo.
CR7 ka qenë bashkëlojtar me Solskjaer kur u transferua për herë të parë në “Old Trafford” dhe kur u rikthye pas 12 vitesh e gjeti atë i trajner.
Portugezi ka bërë një postim emocionues në Instagram për largimin e Ole, ku e vlerëson atë si prefosionist dhe si njeri.
“Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man.United”.
“Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta”.
“Paç fat shoku im! Ti e meriton!”, thuhet në postimin e yllit 36-vjeçar. /Telegrafi/