Telegrafi

Ronaldo reagon për barazimin e Unitedit ndaj Chelseat

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas barazimit me Chelsean.

Djajtë e Kuq u ndalen me barazim nga Blutë me rezultat 1 – 1.

Portugezi hyri në lojë si inkuadrues në minutën e 64-të, derisa ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke iu bërë me dije tifozëve se do vazhdojnë të luftojnë për qëllimet deri në fund.

Lexo po ashtu Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat

“Është ende rrugë e gjatë dhe asgjë e pamundur kur luan për Man Unitedin. Do vazhdojmë t’i ndjekim qëllimet deri në fund”, shkroi ai.

Në ndeshjen e radhës, Manchester United do përballet me Arsenalin. /Telegrafi/