Site icon Telegrafi

Ronaldo qante me ditë të tëra te Sportingu (Foto)

Njeriu që e zbuloi Cristiano Ronaldon ka thënë se ai kishte pasur një fillim shumë të vështirë te Sportingu, saqë ka mundur të heqë dorë nga futbolli po të mos kishte qenë i vendosur për të plotësuar ëndrrën e tij.

Aurelio Pereira ishte koordinues te klubin portugez kur e angazhuan superyllin e futbollit, asokohe 11-vjeçar.

Në një intervistë për Goal, Pereira ka treguar se largimi nga shtëpia dhe ndryshimet në jetën e tij duke shkuar te një prej klubeve më të mëdha në Portugali kishin bërë që Ronaldo të qante shpesh.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve (Foto)

Ai e kishte pasur të vështirë ta përballonte situatën emocionale dhe angazhimet e mëdha te klubi i ri, saqë shpesh shpërthente në lot.

“Po të mos ishte aq i fortë dhe i bindur në ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist, ai do të hiqte dorë. Cristiano ishte shumë i talentuar si 11 vjeçar. Ai kishte kontroll fantastik, mentaliteti i tij ishte i shkëlqyer dhe mbante një qëndrim dhe vendosmëri të madhe”.

“E pashë dy herë duke luajtur dhe u sugjerova shefave menjëherë ta transferonin, fatmirësisht!” ka thënë Pereira.

CR7 tashmë e ka dëshmuar veten në botën e futbollit duke shkruar emrin e tij në historinë e sportit më të pëlqyer, ndërsa është sërish favorit që ta fitojë Topin e Artë, për të katërtën herë në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version